Qyteti i Shkodrës

Shkodra, përshkrim

“Kryeqyteti moral i Shqipnisë”
— Dom Lazër Shantoja
“Një njeriu të zakonshëm, të ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra i duket fillimi i Europës”
— Ismail Kadare

Shkodra, vendasit e së cilës quhen “shkodranë”, është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s. Qyteti sot ka rreth 115 000 banorë, është kryeqendra e rrethit dhe qarkut me të njëtin emër.

Vendet turistike dhe historike me interes per tu vizituar ne Shkodër:

  • Olistolitet e Kodrës së Tepes
  • Mbihipja tektonike e Shirokës
  • Fragmenti i thyrjes tektonike Shkodër – Pejë (Karmë)
  • Blloku Gravitativ i Gurit të Zi
  • Ujëvara e Thethit
  • Rasa e Palajve
  • Guri i Lekës
  • Shpella e Gjeçovit
  • Portat e Shalës
  • Shpella e Thethit
  • Shpella e Gajtanit
  • Pragu i Kapreit
  • Shpella e Jubanit
  • Cirku i Gropës së Bukur së Jezercës
  • Burimet e Shtarzës
  • Liqeni i Jezerces
  • Pisha Flamur e Qafës së Pejës
  • Ura shkëmbore e Markzagorës
  • Burimet e Okolit – Thethit
  • Shpella e Majës së Arapit
  • Gështenja e Mgullit (Pult)
  • Bliret në Lesniqe
  • Kanioni i urës së Shtrenjtë
  • Shpella e Zhylës
  • Shpella e Melagjisë
  • Shpella e Muriqit
  • Kanioni i Grunasit
  • Kërleka e Kakisë
  • Shpella e Liqethit Cukal
  • Burimet e Kirit
  • Habitati i Salamandrës Alpine
  • Shpella e Kataraktit
  • Fusha e Liqethit
  • Pylli i ishullit të Franc Jozefit
  • Lisat e Minaqit (Domne)
  • Rrepet e Vorrezave të Ramajt
  • Çinari i Hoxhë Dheut
  • Çinari i Tophanës
  • Rrapi i T’planës

Gjeografi

Shtrirja gjeografike
Shtrihet për rreth 16,46 km² 
në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumenjtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të “mbrojtur” nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spikasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj[5] [6]. Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.
Në rrethin e Shkodrës ndodhen hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda në Vau Dejës deri në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera.
Klima

Shkodra ka një klimë mesdhetare, dimër i butë e i lagësht, verë e nxehtë e e thatë. Temperaturat mesatare në vit varjojnë nga 14,5 °C deri ne 16,8 °C. Temperatura në Janar është nga 1,9 °C deri në 9 °C. Mesatarisht aty bie 2000 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë. Vera është e thatë, zakonisht. Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Janë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Cemi, përronj dhe burimet ujore.
Qyteti dhe zonat përreth janë të bekuara me një shumëllojshmëri t’elementeve si natyrore ashtu edhe kulturore. Lagjet më tërheqëse mendohen të jenë Pìaca (është i vetmi qytet në Shqipëri që e quan kështu qendrën e tij), e identifikuar si qendra e qytetit me në qendër statujat e Nanë Terezës dhe Luigj Gurakuqit, dhe Sarreqi, Gjuhadoli (lagje e rrugë vjetër, emri i së cilës paraqet lodhjen e udhëtarëve që vinin nga Kalaja deri aty) dhe një nga rrugët me skenike,- ku shihen arkitekurat e shumta dhe dora e Kólë Idromenos në disa ndërtesa,- që lidh Katedralen nga ana lindore e qytetit me qendrën e qytetit.
Qyteti numëron rreth 100.000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbërta e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojdhëna, në rrugët/lagje si Sarreqi, Gjuhadoli, Arra e madhe ndihet akoma aroma e Shkodrës të pikturuar në prozën e Ernest Koliqit apo përnjimend në veprat e Kolë Idromenos e Simon Rrotës [5] . Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.
Qyteti i Shkodrës ka rreth 90 monumente kulture ku spikasin në pjesen antiko – mesjetar: Kalaja e Rozafës me gjurmë të rëndësishme kulturore autoktone, muri rrethues i qytetit antik (i përiudhës romake), Muzeu i kështjellës, Kisha e Shën Shtjefnit dhe Kisha e Zojës së Shkodrës, Xhamia e Plumbit,Sahati i Inglizit, Ura e Mesit. Ndërsa në pjesen e re të qytetit ekzistojnë sot pas shkatërrimeve komuniste këto objekte kulti e istitucione fetare: Xhamia “Ebu Beker”, Xhamia e Perashit, Katedralja e Shkodres, Kisha françeskane, Kisha orthodokse (mozaikët e t’cilës i bëri Pjetër Marubi), Medreseja “Sheh Shamia”, Seminari Ndërdioqezan Shqiptar, Kolegji Françeskan – Shkodër, ish-kolegji saverian, Gjimnazi “At Pjetër Meshkalla”, Instituti Katekistik Shqiptar etj; institucionet arsimore dhe kulturore: Universiteti “Luigj Gurakuqi” i themeluar në vitin 1957, Biblioteka “Marin Barleti”, Fototeka “Marubi” – më e madhja në Shqipëri (e rrezikuar të asgjesohet nga mospërkujdesja shtetërore), Teatri Migjeni, Muzeu i rrethit (Shtëpia muze e Oso Kukës), Radio “Shkodra”, Qëndra Kulturore “Don Bosco”, Gjimnazi i Shtetit “28 Nëntori”, Shkolla e Mesme Artistike “Prengë Jakova” etj; institucionet shëndetësore: Spitali Civil “Jorgji Karamitri”, Spitali Pediatrik, Spitali Obstetrik – Gjinekologjik, Spitali Psikiatrik, Spitali infektiv, Sanatoriumi etj; këto vende të rëndësishme: Telekomi, Hotel ” Rozafa”, Hotel “Argenti”, Banka Kombëtare Shqiptare. Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në gad. e Ballkanit, dhe qendrat e Shirokës e të Zogajt janë shumë të vizituara nga turistë të huaj e vëndas. Rreth 5 km në lindje të Shkodrës gjendet edhe qyteza mesjetare e Drishtit.

Histori

Shkodra është një nga qytetet më të lashta dhe më të mëdha të Shqipërise,qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore. Shtrihet në skajin jugor tëUltesirës së Mbishkodrës pranë Liqenit të Shkodres, ne lartësi 16 m.,ndërmjet lumenjeve Drin e Bune, malit të Taraboshit dhe kështjelles së Rozafës.
Shkodra 
është themeluar aty nga shek. IV p.k. në kodrat perreth Kështjelles së Shkodrës. Ishte qendër e fisit ilir te Labeateve dhe gjatë sundimit te Gentit (181-168 p.k.) u bë kryeqendra e shtetit ilir. Të kësaj periudhe janë monedhat e prera me emrin e qytetit. U pushtua nga romaket me 168 p.k. Neper Shkoder kalonte rruga e njohur tregtare-ushtarake qe vinte nga veriu dhe neper luginen e Drinit kalonte ne Kosove e me tej.Me 1040 u pushtua nga serbet dhe ishte kryeqendra e Zetes.Gjate shek. XIV u be qender e rendesishme komune autonome me institucione te zhvilluara dhe me pas qender e feudaleve Balshaj.Me 1936 u pushtua nga venedikasit,sundimi i te cileve u nderpre nga nje varg kryengritjesh te popullsise.Shkodra. u beri balle dy rrethimeve osmane,me 1474 e 1478-79 dhe ra ne duart e tyre pas nje mbrojteje heroike qe pati jehone nderkombetare.Ishte vendlindja e humanisteve Marin Barleti e Marin Becikemi.Pas pushtimit popullsia u shperngul,qyteti u rrenua sa y kthye ne fshat.U rimekemb dhe ne shek. XVII arriti 1800 shtepi.U be qender kryesore ekonomike e Shqiperise se veriut dhe e sanxhakut te Shkodres, Lulezuan zejtarite,punimi i armeve,i mendafshit,argjendaria etj.. U ndertuan shtepi dykateshe prej guri me cardak,pazari,Ura e Mesit.Ne shek. XVIII u be qendra e pashallekut te Shkodres nen sundimin e Bushatllinjve (1757-1831).Edhe pas renies te pashallekut,banoret kane bere nje varg kryengritjesh kunder pushtuesit osman (1833-1836,1854,1861-62,1869).
Zhvillim te madh ekonomik arriti Shkodra nga mesi i shek. XIX.Me 1870 kishte 50.000 banore.Pervec si qender e vilajetit,ishte nyje e rendesishme per gjithe Ballkanin perendimor me 3500 dyqane.Me 1807-1808 ishte ndertuan bezisteni.Punoheshin pelhuret,veshjet kombetare,lekuret,duhani,baruti etj.Qe me 1718 ishin hapur agjensi konsullore te disa vendeve te huaja.Si port perdorej Oboti,por sodomos Ulqini dhe me vone Shengjini.Me nderhyrjen e fuqive te huaja ne mesin e shek. XIX u themeluan seminari jezuit dhe kuvendi franceskan.Gjate viteve te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit Shkodra ishte vater e rendesishme e levizjes kombetare.Banoret moren pjese ne luftimet per mbrojtjen e tokave shqiptare dhe nenshkruan boterisht ne sheshin kryesor te qytetit protestat drejtuar fuqive te medha.Dega e Lidhjes per Shkodren,qe pati dhe garden e vet,ishte nga me veprueset dhe dha ndihmese per mbrojtjen e Plaves e Gucise,te Hotit e Grudes dhe ne luften per Ulqinin.Ajo u shtyp e para me arme nga Porta e Larte.
Shkodra ka qene ne te periudhe gjithashtu edhe qender e rendesishme kulturore.Permendet bibloteka e Busha tllinjve,per te cilen ne vitet 40 te shek. XIX u ngrit ndertesa,qe sherbeu me pas si seli e deges se Lidhjes.U themeluan shoqeri letrare,kulturore e sportive,si shoqeria «Bashkimi» dhe «Agimi».U ngriten shtypshkronja,ku u botuan edhe te parat gazeta e revista brenda kufijve te Shqiperise.Me 1878 u ngrit e para bande muzikore e vendit dhe ne Shkodra nisi puna e fotografeve Marubi,nga e cila trashegohet nje fototeke shume e pasur.Shkodra eshte vendlindja e Pashko Vases,Zef Jubanit,Luigj Gurakuqit,Filip Shiroka e mjaft shkrimtareve te tjere.Me 1905 u festua per here te pare 1 Maji ne Shqiperi.Shkodra gjate Luftes Ballkanike dhe gjate Luftes se I Boterore u be pre e synimeve grabitqare e Malit te Zi e S erbise. Populli i Shkodres mbajti per shtate muaj rrjesht qytetin kunder ushtrive rrethuese malazeze e serbe,te cilat hyne ne qytet me 23.4.1913,me tradhetine e Esat Pashe Toptanit duke demtuar rende qytetin dhe duke djegur pazarin.Por ato u detyruan me 14.5.1913 ta linin Shkodren e cila ne baze te vendimit te Konferences se Ambasadoreve ne Londer ishte pjese e Shqiperise,por duke e vendosur ne nje administrim nderkombetar.
Me shperthimin e Luftes se I Boterore forcat malazeze perseri hyne me 27.6.1915 ne Shkoder. Me 22.1.1916 qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria dhe u be qendra e tyre e pushtimit.Me mbarimin e luftes u vendos perkohesisht administrata ushtarake nderkombetare dhe me 11.3.1920 Shkodra u bashkua administrativisht me Qeverine kombetare te Tiranes.Ne gjysmen e dyte te vitit 1920 ajo perballoi nje rrezik te ri: nderhyrjen ushtarake te shtetit serbo-kroat-slloven (Lufta e Koplikut).
Shkodra. ka qene nje nga vatrat kryesore te levizjes demokratike-revolucionare ne vitet 1921-1924.Ne zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese(27.12.1923),me shumice derrmuese votash,fitoi opozita.Naten e 31 majit 1924 forcat revolucionare moren ne kontroll qytetin dhe nga ketu u nisen per ne Tirane.Ne vitet 1924-1939 pati nje xhvillim industrial te ngadalte,u ngriten fabrika te vogla,punishte te industrise ushqimore,te tekstilit e cimentos.Me 1923 Shkodra kishte 20.000 banore.ndersa me 1939 kishte 29.000.
Shkodra ishte selia e arkipeshkvise,nga vareshin 30 dioqeza dhe ketu me 1930 u hap nje shkolle popullore laike,me 1922 Gjimnazi i Shtetit,Konvikti «Malet tona»,shoqeria sportive e kulturore «Vllaznia».
Pushtuesit fashiste u priten me arme ne dore,dhe qendresa kunder tyre vazhdoi me greva e demonstrata.
Shkodra u clirua me 29.11.1944 dhe kjo sh
ënoi clirim e plotë të vendit.