Saranda City

Saranda, përshkrim

Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, Argyrókastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët. Për herë të parë emri i Gjirokastrës përmendet në shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet të jene në Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jete filluar nga Prijësi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit, Gjinokastër.

Vendet turistike dhe historike me interes per tu vizituar ne Sarandë:

  • Butrinti
  • Teatri i Butrintit
  • Bazilika e Butrintit
  • Keshtjella e Ali Pashe Tepelenes
  • Ishujt e Ksamilit
  • Kalaja e Lekuresit
  • Manastiri i Mesopotamit
  • Finiqi
  • Syri i Kalter

Gjeografi

Shtrirja gjeografike
Rrethi i Sarandes eshte pjese e qarkut te Vlores,me një sipërfaqe prej 2706 km2. Ky qark kufizohet nga 129 km kufi tokesor e lumor dhe 144 km vije bregdetare.

Rrethi i Sarandes shtrihet ne skajin me jugor te Shqiperise me nje siperfaqe 732 km2. Saranda kufizohet me Delvinen, Vloren dhe Gjirokastren dhe lidhet me Greqine permes kufirit tokesor dhe detar. Rajoni jugor ne teresi dhe zona perrreth Sarandes ne vecanti , dallohet per diversitetin e habitateve te tyre. Ka pasuri te pashfrytezuara natyrore, florë e faunë tokësore e detare karakteristike e disa specie unikale per nga lloji.

Eshte rajon me pasuri dhe vlera kulturore e monumentale te antikitetit, me potenciale e resurse te medha per zhvillimin e turizmit kulturor , historik e natyror.

 

Saranda, porti dhe rrethinat bregdetare te saj ndodhen ne skajin me jugor te Shqiperise dhe zene nje pozite gjeografikisht shume te favorshme me mundesi mjaft te mira lidhjeje me qendra te tjera turistike brenda dhe jashte vendit, si: Butrintin, Gjirokastren, plazhet e tjera te mrekullueshme te rivieres shqiptare deri ne Vlore, Korfuzin, Igumenicen dhe pika te tjera ne territorin grek. Qyteti i Sarandes shtrihet ne pjesen jugperendimore te vendit, buze detit Jon. Ndodhet 285 kilometra larg nga kryeqyteti i vendit, Tirana, 124 kilometra nga Vlora dhe 61 kilometra nga Gjirokastra. Ajo kufizohet me Delvinen, Vloren dhe Gjirokastren dhe lidhet me Greqine nepermjet rruges tokesore dhe detare. Gjiri i Sarandes ku shtrihet qyteti kufizohet ne veriperendim me Kepin e Paladhese dhe Kepin e Dentes,aty ku derdhet lumi i bistrices ne det. Lumenjte me kryesore qe pershkojne kete zone jane : Kalasa, Bistrica, Pavlla dhe lumi i Borshit. Mbizoteron relievi fushor e kodrinor, malet shtrihen kryesisht ne skajet e rrethit.Luginat kryesore jane, Lugina e Pavlles, e Leshnices, e Bistrices, Kalases dhe e Borshit. Burimet nentokesore jane, burimi i Bistrices ne Syrin e Kalter, i Navarices, Tatzatit, Sasajt, Borshit, Fterres, kurse liqenet jane: i Butrintit, i Rrezes ne lindje te Butrintit si dhe liqeni artificial i Bistrices. Nder kodrat kryesore permendim kodrat e Hamalloit, Lekuresit dhe Ksamilit.

Histori

Saranda e sotme është qytet i ri. Që në takimin e parë me të do t’ju bëjë përshtypje dominimi i godinave të kohes së komunizmit. Ndonjë godinë e rralle e ndërtuar në kohën e pushtimit italian është shumë e re për t’u  cilësuar e vjetër. Hera-herës do të shihni ndonjë banesë private të mbetur nga fillimi i shekullit të XX, të cilat janë interesante dhe secila prej tyre ka një histori më vete. Shumë të këndshme jane gjithashtu edhe disa sheshe apo pazare të vjetër. Këto kohët e fundit kanë marrë hov ndërtimet turistike, të cilat janë zhvilluar jo vetëm brenda në qytet, por edhe përgatë gjithë bregdetit. Kjo pamje, ndonëse e këndshme dhe e veçantë, nuk është veçse pjesa e dukshme e një historie të lashtë.

Për herë të parë në burimet antike qyteti përmendet në shekullin e dytë para Krishtit me emrin Angjizmos. Ciceroni, oratori i  famshëm romak, që kishte në rrethinat e Butrintit mikun e e tij më të afërt, Pompon Atikun, kaloi andej duke u kthyer nga butrinti për në Romë. Ai e ka lidhur emrin e tij të mëvonshëm Onhesmos me emrin e një ere të favorshme që frynte në girin e këtij qyteti.

Ndonëse ishte vendosur në një pozitë të favorshme, Onhezmi nuk arriti të shndërrohej në një qendër të fuqishme si Butrinti, e aq me pak si Apolonia apo Dyrrahu, të vendosur ne bregun e Adriatikut. Onhezmi antik mbeti vetëm porti i një qyteti më të madh në krah të tij, Foinikes (Finiqi i sotëm). Në këtë qytet në vitin 231 para Krishtit u shpall themelimi i Lidhjes Epirote, që u shndërrua në njerën prej fuqive më të rëndësishme ushtarake të kohës. Qyteti duket se ka marrë një rëndësi relative në periudhën e ‘pax romana’. Straboni, gjeografi i famshëm romak i shekullit të parë para Krishtit, e permend si një pikë të rëndësishme tranziti në lidhjet mes Romës dhe Greqisë. Në shekullin e IV pas Krishtit qyteti u rrethua me mure mbrojtës deri në dy metra të trashë. Keto mure rrethonin një sipërfaqe prej pesë hektarësh duke krijuar një kështjellë të fortifikuar dhe me kulla mbrojtëse. Në brendësi të këtij territori janë zbuluar mbetje banesash, si dhe një bazilikë paleokristiane e shekullit te VI me dysheme të zbukuruar me mozaik, e cila më parë ishte përdorur edhe si një sinagogë. Në Saranden e sotme ka ngelur shumë pak nga këto dy monumente, por një pjesë e mozaikëve janë në një gendje relativisht të mirë. Avancimi i detit dhe pushtimet e shumta e kanë fshirë pjesën më të madhe të tyre.

Ne 415-416 qyteti citohet në analet kishtare bizantine si qendër peshkopate. Në vitin 551, 50 anije të mbushuar me gotë, që ishin pjesë e ostrogotëve të Atilës, plaçkitën dhe dogjën Onhezmin dhe Butrintin. Qyteti u bë pre e plaçkitjeve edhe pas më shumë se treqind vjetëve. Në vitin 887 një flotë e fuqishme saracene, e ardhur nga Afrika, e rrënoi qytetin brenda pak kohësh. Keshtu, mes plaçkitjeve që vinin nga deti dhe etjes së banorëve për të jetuar, ka vazhduar prej shumë kohësh, herë zgjerimi dhe herë ngushtimi i jetës qytetare në territorin e sotëm të Sarandës. Një lulëzim të rëndesishëm qyteti përjetoi shekullin e X, kohë në të cilën u shndërrua në liman të rëndësishëm të Temes së Nikeas.

Në 1034 qyteti pushtohet nga Bullgarët, të cilët u detyruan t’ia lëshojnë pas një gjysëm shekulli normanëve të Robert Giuskardit që vinin nga Sicilia. Këta rindërtuan dhe kështjellën. Ne shekujt XII-XIII në qytet qëndruan për pak kohë dhe venecianët. Emri i sotëm Sarandë vjen nga greqishtja: Agjios Saranda. Kështu quhej një kishë e ndërtuar në periudhën bizantine në vendin që sot quhet Qafa e Gjashtës, dhe ku janë ende dukshëm rrënojat e saj. Pas ndërtimit të saj dhe shumë plaçkitjeve, qyteti i vjetër filloi të braktisej, duke i dhënë gjithnjë e më shumë jetë qendrës së Lëkurësit. Për herë të parë shenjën e barazisë mes Onhezmit dhe Sarandës e dha ëilliam Martin Leak, udhëtar dhe studiues i njohur i monumenteve të Shqipërisë së Jugut në fillim të shekullit të XIX. Leak e pa Sarandën më 1803, kur ajo ruante ende gjurmë të lashtësisë së saj.

Osmanët u shfaqën, për t’u larguar pesëqind vjet më pas, më 1413. Rrënimin e fundit, si për ironi të fatit, e pësoi nga një sundimtar i famshëm shqiptar, Ali Pashë Tepelena. Në shekullin XIX Saranda kishte një zyrë doganore, një karantinë, një zyrë agjencie lundrimi, një han dhe disa lokale të shëbimit. Megjithatë, jeta në bregun e mbushur me histori kishte filluar të rilindte.

Krijimi i Shqiperisë së pavarur e gjeti Sarandën me rreth 100 banorë. Në rregjistrimin e vitit 1927 ende nuk konsiderohej qytet, megjithese numri i banoreve të saj pothuaj ishte tetëfishuar. Zhvillimin më të madh duket se e mori në kohën e sundimit të Mbretit Ahmet Zogu I, në vitet ’30 të shekullit XX, kohë në të cilën u bë qendër nënprefekture. Pikërisht në këtë periudhë shënohen dhe ndertimet e para publike, si shetitorja anës detit dhe disa rrugë me rëndësi në  brendësi të Sarandës. „Aventura” e ndryshimit të emrit ka vazhduar gjatë për këtë qytet. Në këtë periudhë, me vendim te Parlamentit, qytetit iu dha emri “Zogaj”, per nderim të mbretit, të cilit iu dhurua qyteti. Ahmet Zogu ia dhuroi këtë qytet Kryqit të Kuq Shqiptar. Gjatë kohës së pushtimit italian, në Luftën e Dytë Botërore, qyteti u pagëzua me emrin “Porto Eda”. Eda ishte vajza e Musolinit, bashkëshortja e Galeaco Cianos, ministrit të jashtëm fashist. Në këtë mënyrë Saranda u bë qyteti i vetëm në „ Impero” që mbante emrin e vajzës së diktatorit. Sot, sigurisht, këtë emër e mbajnë mend vetëm të moshuarit që e kanë përjetuar atë kohë.

Në vitet e komunizmit qyteti u shndërrua në qendër rrethi. Pikërisht në këtë kohë njohu një popullim të ri dhe një zhvillim ekonomik. Në Sarandë funksiononin afër 20 ndërmarrje shumica e tyre të lidhura me industrinë e lehtë dhe ushqimore. Në rregjistrimin e vitit 1967 qyteti rezulton me 8700 banorë. Pas viteve ’90 në qytet janë ndërtuar shumë hotele dhe aktiviteti më i reëndësishëm sot është turizmi.