Qyteti i Lezhës

Lezha, përshkrim

Qyteti i Lezhes-Qender Qarku e Prefekture me te njejten emer gjendet ne Shqiperine veriperendimore, afer detit Adriatik. Qyteti eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme. Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtundjeshem ne zhvillimin shoqeror. Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete politiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : “Lidhja e Lezhes” ne vitin 1444, “Kuvendi i Arberit” ne 1703.

Vendet turistike dhe historike me interes per tu vizituar ne Lezhë:

  • Kalaja Lezhe
  • Qyteti antik i Lissusit ( Guret Ilire )
  • Germadhat e Shelbuemit “Akrolisi”
  • Memoriali i Vendvarrimit te Gjergj Kastriotit,  Skenderbeut
  • Obelisku i Kuvendit te Lezhes
  • Ura e vjeter e qytetit 

Gjeografi

Shtrirja gjeografike
Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim.  Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 41 0  57 ‘ 30 “ gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 41 0 39 ‘ 45 “ ne Tale, si dhe 19 0 32 ‘ 20 “ faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 19 0 53 ‘ 20 “ Kashnjet. Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise.

Klima
Per vete poziten gjeografike me dalje te gjere ne det dhe te relievit ne pergjithsi te ulet, Lezha ka klime te bute mbizotruese te tipit mesdhetar. Rrethi i Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute dhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne –100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit.

Histori

Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanarisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje.

Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbërit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, ashtu si dhe emblema e Skurajve të Kurbinit e gjetur në Pllanë.

Në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane. Në truallin e këtij rajoni u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velës të vitit 1638, shkolla e Blinisht të Zadrimës e vitit 1639 etj.