Expedialb

Agjensi turistike me qendër në qytetin e Durrësit.

Duke pare fluksin gjithnjë në rritje të vizitorëve të huaj që vizitojnë rajonin tonë u bë e mundur celja e kësaj agjensie turistike me gamë të gjerë shërbimesh si: udhëtime turistike dhe etno-kulturore, verore etj, per grupe dhe individë. Guide profesionale në disa gjuhë të huaja dhe me njohje perfekte të historisë, kulturës dhe traditave të rajonit tonë, bileta avioni, trageti, treni etj për cdo destinacion brënda dhe jashtë vendit, rezervim hotelesh në cdo vend të botës, organizim konferencash e eventesh të ndryshme kudo.

Për celjen e kësaj agjensie turistike është bërë një punë kolosale që nga përzgjedhja me kujdes e stafit dhe trajnimin e tij. U bënë lidhjet e shumta me tregun vendas e sidomos atë të huaj për ti shërbyer sa më mire turisteve të huaj që vizitojnë rajonin.
Stafi i trajnuar dhe specializuar ofron shërbime me standarte bashkëkohore të tregut duke perdorur një sistem teknologjik të avancuar dhe në terren.

Agjensia turistike Expedialb ka hyrë tashmë në tregun rajonal me disa oferta interesante dhe shumë profesionale për klientet tane te cilet kanë qenë të shumte, si nga brenda por edhe nga jashtë vendit.
Të nderuar kliente mos hezitoni të kontaktoni dhe në kohe rekord të jeni te bindur që do te keni asistencen tonë shumë profesionale me cmime mjaft të favorshme në shërbimet që ne ofrojme.

Ture në grupe (paketa turistike, etno-kulturore, eskursione, etj) .
Expedialb merr përsiper organizimin e udhetimit të grupit tuaj shoqëror duke u kujdesur për transportin dhe detajet e tjera që nga dita e mbërritjes deri në ditën e kthimit tuaj në aeroport
Përcaktohet me detajet më të imta mënyra e lëvizjes (avion, autobus, tren, traget etj) itinerar i lëvizjes, akomodimi në hotel, program të detajuar të turit, vendet që do të vizitohen, asistencen tonë për ju gjate gjithë programit, guide profesionale. Pranë agjensisë sonë do të gjeni në cdo kohe dhe sezon tarifat më të mira dhe mbi të gjitha një organizim perfekt i turit tuaj turistik.