GUIDA TURISTIKE

 

DURRES – KRUJE – TIRANE

(0)

DURRES-APOLLONI-BERAT-TIRANE

(0)

DURRES-GJIROKASTER-SARANDE

(0)

DURRES-KRUJE-LEZHE-SHKODER

(0)

SHQIPËRIA

 

Pic

Kornize e Shqiperise

Shqipëria me natyrën e mrekullueshme, klimën ideale, resurset e shumta historike dhe artistike është një vend mesdhetar i gjithi për t`u zbuluar. Duke vizituar qytetet tradicionale shqiptare Berat e Gjirokastër pasuri të UNESCO-s, qytetin historik të Krujës, Parkun Arkeologjik Butrinti i mbrojtur nga UNESCO, ju do të kuptoni pak nga historia dhe kultura e lashtë e popullit shqiptar. Do të mund të pushoni në plazhet e shkëlqyera ranore përgjatë bregdetit Adriatik dhe në plazhet e arta të bregdetit Jon, të bëni ski në zonat malore të Korçës (Dardhë-Voskopojë) – në Razëm të Shkodrës, të ngjiteni në Malin e Tomorrit për pelegrinazh dhe alpinizëm, të udhëtoni në natyrën dhe parqet kombëtare të Thethit e Valbonës, të praktikoni sporte ekstreme nga hedhjet me deltaplan deri tek kajaket dhe kanoet në lumenjtë e rrëmbyeshëm kryesisht në veri të vendit.

Pic

Shqiperia, vendodhja gjeografike

Një informacion i shpejtë rreth Shqipërisë.

Popullsia: 3,170,048 banorë.
Kryeqyteti: Tirana
Heroi Kombëtar: Gjergj Kastrioti “Skëndërbeu”, ishte i pari që u deklarua “Athleta Kristi” nga Vatikani, për 25 vitet e sukseshme të rezistencës së tij ndaj otomanëve. Ndër të tjera ai mundi tre ushtri të Sulltan Muratit II dhe Mehmeti II, të cilët rrethuan Krujën në vitet 1450, 1467 dhe në 1475.
Kryeministër: Sali Berisha
Monedha: Leku,
Pija tradicionale e preferuar: Rakia Konsumi i Kafesë:
Shqiptarët pijnë mesatarisht rreth 500 filxhanë kafe në vit për njeri.
Disa këngë nga Shqipëria e jugut këndohen pa ndonjë instrument muzikor.
Ky lloj interpretimi është quajtur Iso-Polofoni. Është regjistruar si “Pjesë e Trashëgimisë gojore të qënieve njerëzore” dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Pic

Info per shqiptarët

Shqiptarët janë një grup etnik dhe komb autokton me vendbanim në Shqipëri dhe shtetet përreth. Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jeton jashtë Shqipëriesë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, afro 98 %.
Shqiptarët ndahen në dy grupe medha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar. Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.

Pic

A e dini se ….

  • Skënderbeu me ushtinë e vet kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane…
  • Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë
  • Shqiptaret dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë
  • …Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë dhe
  • Ahmet Zogu – Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e Ginesit si njeri i cili ka konsumuar më shume cigare në botë.
  • Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura “qark” të cilat ndahen më tutje në 36 nën-njësi të quajtura “rrethe”. Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë.

QYTETET TURISTIKE

 

Tirana

Tirana (vendasit: Tirona) është kryeqendra e qarkut dhe rrethit me të njëtin emër dhe kryeqyteti i Republikës së Shqipërisë.

Më Shumë

Durrësi

Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Qyteti ka mbi 200,000 banorë dhe njëherësh është qendra e prefekturës dhe qarkut të Durrësit.

Më shumë

Shkodra

Shkodra, vendasit e së cilës quhen “shkodranë”, është qytet në Shqipërinë veriperëndimore, i themeluar rreth shekujve V-IV p.e.s.

Më Shumë


NA KONTAKTONI:

Lgj.17, Rr. Prof. “Halil Myrto”, Durres, Albania
Tel: +355692086656
email: info@expedialb.com